PS drejt zgjedhjeve, nis ndryshimi i drejtuesve të strukturave

PS drejt zgjedhjeve, nis ndryshimi i drejtuesve të strukturave

Pas pushimeve, socilialistët i pret një sezon i ri i ngarkuar politikisht pasi duhet të realizojnë kilometrat e kërkuar nga lidershipi i tyre, Edi Rama.

PS në Shtator do të futet në një proces zgjedhor të gjatë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave. Procesi do të zgjasë 5 muaj, duke nisur me 15 ditëshin e parë të Shtatorit kur socialistët do të përgatitjen për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve për të kulmuar në votimin e delegateve të Kongresit në Janar të 2020.

Pëllumbi: Në procesin e zgjedhjes do të kalojnë të gjitha forumet e PS-së. Nga organizata, asambletë socialiste të bashkive, kongresi, delegatët e kongresit, asambleja kombëtare dhe kryesia e Partisë, që të gjitha do të kalojnë në një proces.

Edi Rama nuk ka preferuar që të kërkojë një mandat tjetër për ndërtimin e partisë, por e ka zgjidhur me Statutin e Partisë.

Pëllumbi: Kryetari i Partisë, pas një procesi zgjedhor të fituar automatikisht e merr mandatin. Në rast se PS nuk do të kishte fituar atëherë, kryetarit i lind e drejta të hyjë në garë dhe do të kishte pasur edhe një proces për kryetarin.

Kryesocialisti në punimet e Asamblesë largoi Ditmir Bushatin nga postet drejtuese dhe bëri ndryshime në disa drejtues qarqesh, duke shkaktuar edhe pakënaqësi mes socialistëve.

Pëllumbi: Në momentin që i hiqet një detyrë e caktuar ka një lloj pakënaqësie të brendshme, është krejtësisht njerëzore. Por cilido përfshirë edhe mua sepse asnjë nuk është definitiv dhe nuk e ka përjetë këtë vend, një ditë do t'ja lirojmë dikujt tjetër.

PS e ka ndarë Shqipërinë në 3 rajone Zgjedhore, pjesë veriore e ka marrë nën administrim vetë Edi Rama, rajonin e mesëm ja ka besuar Sekretarit të Përgjithëm Taulant Balla, ndërsa atë jugorin do ta drejtojë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

ZGJEDHJET NË PS

1-15 shtator – Faza përgatitore

16 shtator – 10 nëntor – Organizatat Socialiste

17 nëntor – 7 dhjetor – Kryetarët e PS në çdo bashki

8-20 dhjetor – Konstituimi i Këshillave Socialistë dhe Asambletë e Bashkive

Janar 2020 – Kongresi Zgjedhor

EMISIONET