PS-Bashës: Jep llogari ku i gjete 1 milionë dollarët për lobim në SHBA

PS-Bashës: Jep llogari ku i gjete 1 milionë dollarët për

Partia Socialiste i kërkon kreut të opozitës Lulzim Basha të japë publikisht llogari shqiptarëve se ku i ka gjetur 1 mln dollarët për lobim në SHBA.  Deputetja e PS, në një deklaratë të posaçme për mediat, i kërkon prokurorisë të hetojë mbi këtë çështje. 

Blerina Gjylameti: Janë një milion dollarë të vërtetuara jo nga ne, por nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që Partia Demokratike ka paguar vetëm gjatë vitit 2017.

Kush i pagoi këto para? Nga erdhën këto para?  Cili është burimi i tyre? Përse Prokuroria nuk nis hetimet?

Në mos Basha ka bindjen se edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë është i kapur nga krimi, ai sot duhet të dalë përpara publikut dhe të japë përgjigje.

Sipas socialistëve, veprimi i demokratëve është në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi në KQZ nuk figurojnë këto shpenzime.
Gjithashtu deputetja Gjylameti ngre dyshime mbi lidhjen e Basha me kompanitë off-shore dhe financime që vijnë në rrugë jo ligjore.  

EMISIONET