Bashkohuni me ne! Protesta e studentëve përhapet në të gjithë Shqipërinë

Jo vetëm në Tiranë. Studentët janë ngritur në protestë edhe në qytete të tjera.   Studentët e Durrësit, Korçës, Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit kanë dalë në protestë. 

Ndërkohë mësohet se studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" dhe atë të Elbasanit po nisen drejt Tiranës.

Kërkesat e studentëve janë tre, përgjysmim të tarifës së studimit, kushte më të mira në konvikte dhe rritje të buxhetit në universitete.

Një ditë më parë, qeveria u tërhoq nga pika 4 e VKM 288 për të mos paguar taksën për lëndët mbartëse.

Në Shkodër

Studentët janë vendosur para rektoratit dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen.

 "Bashkohuni me ne! Hajdeni na përkrahni të mbrojmë të drejtat që do të jenë edhe të fëmijëve tuaj"

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se studentët janë të vendosur të vijojnë protestat në Shkodër dhe nëse kanë nevojë janë gati ti bashkohen Tiranës.  

Studentët thërrasin: "Duam të drejtat tona!"

Klikoni këtu për të parë Fotogalerinë



Në Vlorë - Edhe studentët e universitetit "Ismail Qemali" bëjnë thirrje për tu bashkuar.  
Në Elbasan - protesta vijon para Universitetit ndërsa dy autobusë janë nisur drejt Tiranës.

Në Korçë studentët po marshojnë drejt qendrës.

Në Sarandë nuk ka protesta. 




 









 

EMISIONET