Një delegacion i Koresë së Veriut i udhëhequr nga një gjeneral i diskutueshëm është pritur me protestë në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës së Dimrit në Pyeongchang në Korenë fqinje të Jugut.

Gjenerali Kim Yong-chol fajësohet për zhytjen e një anijeje luftarake të Koresë së Jugut në vitin 2010, me humbjen e 46 detarëve. Pheniani mohon çdo përfshirje.

Familjet e viktimave dhe deputetët konservatorë të Koresë së Jugut mbajtën një protestë, duke u përpjekur të bllokonin udhëtimin e tij në kufi.

Diplomacia sportive vjen në një kohë të lidhjeve të përmirësuara midis dy Koreve.

Në Olimpiadën Dimërore, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut marshuan nën një flamur në ceremoninë e hapjes, dhe më vonë hapën një ekip të unifikuar të hokejve të akullt të femrave.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se zhvillimet e fundit nuk i japin fund tensioneve rajonale, veçanërisht pas testeve bërthamore dhe raketore të vitit të kaluar të kryer nga Veriu.

Delegacioni i SHBA në Olimpiadë, që përfshin vajzën e Presidentit Donald Trump, Ivanka, ka përjashtuar takimin me zyrtarët e Koresë së Veriut.

Të premten, Uashingtoni njoftoi një sërë sanksionesh të reja kundër Veriut.

Gadishulli Korean është ndarë që nga lufta e viteve 1950-53 dhe të dyja palët nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje.

/Ora News.tv/