Duke reaguar mbi protestat e vazhdueshme në Rumani kundër korrupsionit qeveritar, ish-kryeministri Sali Berisha fton shqiptarët që të ngrihen në një revolucion popullor.

Reagimi i Berishës: 

Te dashur miq, prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.

Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullor, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi.

Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madh te historise tone.

/Ora News.tv/