Policia Helene ka vënë në pranga 11 persona për incidentet e mbrëmjes së djeshme në Athinë. Nga këta 3 prej tyre janë shtetas të huaj, një 18-vjeçar shqiptar,  një i mitur rumun dhe një italian 26-vjeçar.

Tre prej të arrestuarve grekë janë gjithashtu të mitur.

Të arrestuarit përballen me akuza serioze, që nga plagosje e rende, vandalizma e deri te armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.

Trazirat zhvillohen në kuadër të protestës përkujtimore për 9 vjetorin e vrasjes se adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos.

/Ora News.tv/