Protestat e dhunshme shkatërrojnë Parisin, shtyhet sfida e Ligue 1

Protestat e dhunshme shkatërrojnë Parisin, shtyhet sfida e Ligue 1

Protestat e përgjakshme në kryeqytetin francez, Paris detyruan kryeministrin e vendit, Edouard Philippe për të pezulluar me 6 muaj vendin për rritjen e taksave të karburantit. Por jo vetëm kaq. Numri i lartë i qytetarëve francez ka bërë që policia të marrë masa, teksa ka shtyrë për një tjetër datë takimin e fundjavës mes PSG-së dhe Montpellier.

Ndeshja ishte programuar të luhej në stadiumin "Parc des Princes" të shtunën pasdite, por takimi është është shtyrë me këshillën e policisë franceze.

"Pas një kërkese nga Prefektura e Policisë, Liga e Parë Franceze ka shtyrë ndeshjen midis Paris Saint-Germain dhe Montpellier HSC,"-thuhet në një deklaratë.

Ky vendim ka ardhur për arsye sigurie, pasi protesta të mëtejshme anti-qeveritare pritet të ndodhin të shtunën. Më shumë se 100 njerëz mësohet se janë plagosur në Paris në ditët e fundit, pasi qytetarët dolën në rrugë për të protestuar ndaj taksave në rritje të karburanteve.

Vendimi i policisë franceze rrjedh nga shqetësimet se ata nuk do të kishin fuqi njerëzore të mjaftueshme për të garantuar në mënyrë adekuate sigurinë e përkrahësve mes protestave ende aktive.

EMISIONET