Protesta të dhunshme në Selanik dhe Pire

Selaniku dhe zona e Pireut në Greqi u përfshinë nga protesta të dhunshme mbrëmjen e 18 shtatorit, ku ka pasur edhe përplasje me policinë.

Tubimi u zhvillua në përkujtim të 34-vjecarit Pavlos Fyssas, i vetëshpallur si anëtar i Agimit të Artë, i cili  u vra 5 vjet më parë.

Gjatë protestës një 19-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u godit në fytyrë me sende të forta, ndërkohë që qëndronte ulur ne një stol.

Në Pire, një grup individësh të panjohur i vunë zjarrin koshave, hodhën bomba molotov dhe gurë kundër policisë, por kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës.

Skena të ngjashme u zhvilluan edhe në Selanik, ku një grup të rinjsh të maskuar sulmuan policën që ruante zyrat e Syrizas.

EMISIONET