Nj total prej 440 personash, duke përfshirë edhe policë kanë marrë trajtim mjeksor pasi një protestë anti-qeveritare u bë e dhunshme.

Shërbimi i urgjencës Bukuresht-Ilfov tha se, 65 persona, përfshirë nëntë policë, u dërguan në spital.

Nuk raportohen njerëz që janë në rrezik për jetën. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime në kokë ndërsa të tjerët nga gazi lotsjellës.

Në protestën anti-qeveritare në Bukuresht të premten morën pjesë dhjetëra mijëra rumunë të cilët kërkuan dorëheqjen e qeverisë nga lëvizjet për të ndryshuar ligjet që kritikët thonë se do ta bënte më të vështirë ndjekjen e korrupsionit.

Dhuna filloi të në orët e vona të mbrëmjes së të premtes pasi policia hodhi gaz lotsjellës për të ndalur protestat.

Disa persona hodhën gurë, shishe dhe tymuese drejt policisë. Ka akuza se huliganët e futbollit ishin infiltruar në protestën e madhe paqësore dhe kishin kryer veprime të dhunshme qëllimisht.

Presidenti Klaus Iohannis, një kritik i qeverisë së majtë, dënoi ndërhyrjen brutale të policisë.

/Ora News.tv/