Protesta para hotelit ku mbahen bisedimet: "Greqi dëno vrasësit!"

Protesta para hotelit ku mbahen bisedimet: "Greqi dëno

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile po protestojnë në vendin e quajtur Lendina e Lotëve, pak metra larg hotelit në të cilin po vijon dita e dytë e bisedimeve midis ministrit Bushati dhe ministrit grek Kotzias.

Protestuesit kërkuan nga ministri Bushati të bënte pjesë të axhendës së bisedimeve me homologun grek edhe çështjen e 100 shqiptarëve të varrë e të masakruar në burgjet greke, të cilat kanë mbetur ende pa u zbardhur dhe autorët nuk janë ndëshkuar

Aktivistët mbanin në duar pankarta ku shkruhej: "Drejtësi për bijtë e shqiptarëve",  "Nuk mund ta fshini kurrë të vërtetën", "Pse hesht zoti Ministër!" "Greqi dëno vrasësit e Pëllumb Mark Nikollaj!"

Aktivisti i Shopërisë Civile Aulon Kalaja iu referua rastit më të fundit të ndodhur në vitin 2016 ku një i ri nga Lezha humbi jetën në një prej komisariateve te vendit fqinj. Kalaja i bëri thirrje ministrit Bushati që ti kërkoje llogari homologut grek për vrasjen e 28 vjeçarit Pëllumb Marknikolla dhe për të gjithë rastet e tjera të vrasjeve torturave dhe keqtrajtimeve të shtetasve shqiptare nga autoritetet greke

Edhe aktiviste te tjere të shoqërisë civile apeluan diplomacinë shqiptare që para se të diskutojnë me autoritetet fqinje ngritjen e varrezave greke ne territorin shqiptar të ngrenë zërin për të drejtat e qytetarëve të tyre.

Protesta ishte paqesore dhe u mbajt për gati 30 minut duke u mbikqyrur në distancë nga policia e Korçës.


EMISIONET