Prodhimin e ditës së mërkurë, blegtorët e qarkut Fier e derdhën në rrugë, në shenjë proteste për taksën 20% që grumbulluesit duhet të paguajnë në momentin që tregtojnë produktet e tyre.

Ata shprehen të shqetësuar se për shkak të taksës së lartë grumbulluesit do të ulin çmimin e qumështit apo në rastin më të keq nuk do ta mbledhin fare prodhimin, siç kanë deklaruar.

"Ne nuk na del kostoja, ne me këtë mbajmë kalamajtë"

Blegtorët bllokuan për disa minuta rrugën, ndërsa paralajmëruan se nëse qeveria nuk i përgjigjet shqetësimit të tyre do të përshkallëzojnë protestën më datën 18 Mars.

"Në datën 18 të gjithë fermerët janë këtu për të bllokuar rrugët"

Grumbulluesit e prodhimeve bujqësore i ka lënë afat qeverisë që të zgjidhë ngërçin me TVSH-në  deri në 14 mars ose në të kundërt  nuk do të grumbullojnë asnjë produkt bujqësor. Prej fillimit të vitit ata e grumbullojnë mallin duke paguar 6% TVSH ndërsa në momentin që shesin atë paguajnë sërish 14% taksë mbi vlerën e shtuar.


/Ora News.tv/