Protesta në Firence kundër vrasjes së emigrantit

Protesta në Firence kundër vrasjes së emigrantit

Momenti të larta tensioni janë regjistruar gjatë ditës së sotme në qytetin e Firences.

Rreth 300 emigrantë të komunitetit senegalez kanë protestuar ndaj vdekjes tragjike të 53 vjeçarit Idy Diene i cili u qëllua me 6 pliumba nga një 65 vjecarë italian.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në urën Vespuci të Firences. Autori i krimit, 65 vjecari Roberto Pirrone ka deklaruar se ka qëlluar nga dëshpërimit.

"Doja të vetëvritesha, ka thënë ai, por nuk ja dola dot dhe qëllova kundër personit të parë që hasa në rrugë"

Por përfaqësuesit e komnitetit senegalez nuk i beson versionit të tij. Sipas tyre ai ka qëlluar enkas kundër një emigranti e se në atë moment në rrugë po kalonin plot persona të tjerë.

Idy Diene jetonte prej disa vitesh në Itali e punonte si shitës ambulant.

 Gjatë ditë së sotme kryetari i Bashkisë së Firneces Dario Nardella ka deklaruar se Bashkia e tij do të jetë palë civile në procesin gjyqësor kundër autorit të krimit.

Autori i vrasjes është një koleksionist armësh. Kishte probleme të shumta ekonomike dhe sipas tij ky ishte dhe motivi që e shtynte drejt vetëvrasjes.

EMISIONET