Protesta, Luçiano Boçi: Do t'i përgjigjemi çdo lloj provokimi

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi nga kryqëzimi i Bradasheshit ka deklaruar se policia po provokon protestuesit. Në një lidhje me skype për TV Ora, Boçi tha se Drejtoria e Tatimeve po ndalon drejtuesit e autobusëve. Ai tha se do t'i përgjigjen çdo provokimi.

Boçi: Ne kemi ngulmuar tek masiviteti, protesta është paqësore. Por këto që ndodhin në kryqëzimet e rrugëve mund të krijojnë precedent të rrezikshëm që zemërimi dhe revolta të shprehet në sheshin para kryeministrisë. 

Ne jemi për protestë paqësore, por do t'i përgjigjemi me çdo lloj monedhe çdo provokimi që vjen nga forcat e rendit. Ka pasur irritim të qytetarëve për ta shprehur zemërimin. Unë gjykoj që të gjitha këto do konvergojnë në pikën e vlimit në Tiranë. 

Lexoni për më shumë: Protesta e opozitës e thirrur sot, 16 mars 2019, zgjati katër orë.

EMISIONET