Një protestues humbi jetën dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën, pasi më shumë se 250 mijë njerëz dolën në rrugët e Francës kundër rritjes së taksave të karburantit.

Viktima, një protesuese femër, vdiq pasi u përplas aksidentalisht nga një  motoçiklist. Ky i fundit i zënë nën panik pasi u rrethua nga protestuesit, eci me shpejtësi duke marrë përpara gruan.

"Xhaketat e verdha", të ashtuquajturat pas xhaketave me shikueshmëri të lartë që u kërkohet të mbajnë në makinat e tyre, bllokohen rrugët automobilistike dhe rrethrrotullimet.

Protestuesit po përpiqen të bllokojnë autostradat, si dhe të pushtojnë depot e karburantit me një lëvizje popullore që e kanë quajtur "xhaketat e verdha".

Ky reagim vjen pas rritjes së taksave të karburantit nga presidenti Emmanuel Macron.

Ata akuzojnë presidentin Emmanuel Macron për braktisjen e "njerëzve të  thjeshtë".

Macron nuk ka komentuar deri më tani mbi protestat, në të cilat nuk kanë munguar dhe thirrjet që ai të japë dorëheqjen.

Por ai pranoi më parë gjatë javës se nuk kishte arritur të pajtojë  qytetarët francezë me udhëheqësit e tyre.

Megjithatë, ai akuzoi kundërshtarët e tij politik për organizimin e lëvizjes në mënyrë që të bllokonte programin e tij të reformës.

Rreth 280,000 vetë morën pjesë në protestat e organizuara në të gjithë Francën, tha Ministria e Brendshme në raportimet e saj të fundit.

Ajo tha se 227 persona u plagosën gjatë ditës, shtatë seriozisht, dhe 52 persona u arrestuan.

Shumica e protestave po ndodhin pa incidente, edhe pse disa nga lëndimet erdhën kur shoferët u përpoqën të kalonin me forcë në rrugët e bllokuara nga protestuesit.


/Ora News.tv/