Protesta e studentëve, Çipa: Janë të pa kënaqur edhe milionerët në Shqipëri

Protesta e studentëve, Çipa: Janë të pa kënaqur edhe

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se protesta masive e studentëve është më e thellë se sa thjesht kërkesat e tyre.

Çipa: Unë mendoj që kjo është diçka e thellë. Për ta lexuar protestën e studentëve. Kemi të bëjmë me një rebelim të një staniacioni. Shoqëria jonë është e gjitha në depresion. Janë të pa kënaqur edhe milionerët në Shqipëri. Janë të frustruar dhe ky frustrim përfshin edhe ato kategori sociale që ne i shohim se janë të majmura ose në makutëri, kjo ka një shpjegim. Forcat që ruajnë gravitetin e një shoqërie janë shembur. Ky është një moment i një krize të re. Natyrisht, pjesa më e shëndoshë e shoqërisë po inicion këtë gjë. Ne nuk përmendim atë që është palca e arsyes, korrupsionin universitar. Ka korrupsion në fasada që shkojnë më shumë se 250 mln euro.  


EMISIONET