Protesta e opozitës, Spitali Ushtarak: 19 persona kërkuan ndihmë

Protesta e opozitës, Spitali Ushtarak: 19 persona kërkuan ndihmë

Spitali Ushtarak thotë se nga protesta e djeshme e opozitës kanë marrë ndihmë mjekësore 19 qytetarë.

Në një deklaratë për mediat, spitali thotë se 14 ishin  punonjës policie, katër protestues dhe një operator.

Deklarata e plotë

Gjatë zhvillimit të protestës në datë 11/05/2019 në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës u paraqitën 19 pacientë të traumatizuar në zona të ndryshme të trupit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe bombave molotov. Prej tyre 14 janë efektivë policie, 4 protestues 1 operator. Pacientëve iu kanë kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostikuese dhe kanë marrë mjekime përkatëse. Në spital vazhdon të jetë nën observim mjekësor pacienti S.D i moshës 56 vjeç i cili mbërriti në orën 00:30 të ditës të mëngjesit të datës 12/05/2019 i shoqëruar nga ekipi i urgjencës paraspitalore pasi ankonte dhimbje të gjymtyrëve. Në urgjencën e S.UT. u krye protokolli i plotë mjekësor. Gjendja e përgjithshme shëndetësore rezultoi e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht pacienti po qëndron nën përkujdesin e mjekëve.

EMISIONET