Protesta e opozitës, Eljo Hysko: Tragjikomedia me Babale po përfundon me qyfyre

Protesta e opozitës, Eljo Hysko: Tragjikomedia me Babale po përfundon

Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, ka ironizuar nga Lezha opozitën për çështjen e audio-përgjimeve,  duke u shprehur se kjo gjë nisi si një skandal dhe  përfundoi si qyfyre.

Hysko: “Nesër do të mbahet një protestë e cila nisi si një skandal dhe që përfundoi si një qyfyre, e cila nisi si një dramë e sot është një tragjikomedi me Babale dhe Lulebale. Jam i bindur që nesër do të ketë dhe demokratë të administratës së Bashkisë Lezhë që do të jenë të pranishëm, atyre dhe çdo qytetari që ende mjerisht i beson duhet t’i bejmë disa pyetje...

A do të vazhdojmë ti japim forcë dhe zë një grupi njerëzish që kanë frike nga drejtesia apo do të mbështesim reformën në drejtësi?

Do të luftojmë për Babalen apo do të luftojmë për integrimin?

Do të bazojmë angazhimin politik mbi shpifje dhe sajesa apo do të merremi me reforma dhe qeverisje më të mirë?

Këtë duhet të bëjmë në shkolla të mesme e universitete, në qytet e në fshat, kudo ku kemi të rinj. Më të shumtë edhe se vitin e shkuar, do të kemi mundësi ti tregojmë atyre që mendojnë se mund të mbajnë peng vendin se nuk kanë më vend në politikën shqiptare, se tradhëtitë e dëmet që u bën Shqipërisë nuk mund ti kalojnë aq lehtë”.

Deklaratat Hysko i bëri gjatë prezantimit të Planit të Veprimit të FRESSH për vitin 2018-2019.

EMISIONET