Protesta e naftëtarëve në Tiranë, momenti i shoqërimit të një protestuesi

Protesta e naftëtarëve në Tiranë, momenti i shoqërimit

Prej orës 10:00 të paradites naftëtarët e rafinerisë së naftës në Fier dhe Ballsh po protestojnë para Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Ata refuzuan të pranojnë marrëveshjen e arritur nga përfaqësia e sindikalistëve dhe Ministrat Gjiknuri e Ahmetaj me pronarin e kompanisë IRTC, sipas të cilës u garantua hedhja në bankë e pagës së nëntorit nesër në orën 13:00.

Ata thonë se nuk kanë besim, duke kërkuar që paga të hidhet sot. Po kështu instistojnë dhe në pagesën e sigurimeve shoqërore dhe rifillimin nga puna të uzinës.

Protesta është shoqëruar edhe me tensione mes naftëtarëve dhe policisë kur protestuesit tentuan të bllokojnë rrugën. Një protestues u shoqërua nga policia.

EMISIONET