PD e LSI: Të shtunën revolta qytetare

"Në protestë për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Për drejtsi të vërtetë! Për Europën dhe vlerat e saj! Bashkë jemi më të fortë se kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin." Nuk  mund të sakrifikojmë Shqipërinë dhe të ardhmen për vëllezërit Xhafaj dhe Habilaj"

Me këtë thirrje Partia Demokratike thërret qytetarët në protestën që është parashikuar të mbahet të shtunën e 26 majit. Ora News siguron posterat që kanë nisur të shpërndahen për të sensibilizuar qytetarët për tiu bashkuar kësaj proteste para kryeministrisë.

Në përgatitje të protestës e cila ka për qëllim largimin e Minsitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot paradite grupin parlamentar e më pas edhe krerët e degëve të Tiranës.

Burimet i thanë Ora News se Basha, ka porositur deputetët dhe zyrtarët demokratë që deri të shtunën të dalin në terren dhe të takojnë qytetarët me qëllim një pjesëmarrje të madhe në protestë. 

Ndërkohë, në seancën e të enjtes opozita do të jetë në kuvend, por do të qëndrojë vetëm për një qëndrim poltik të kryetarit Lulzim Basha.

Mblidhet dhe LSI

Gupin parlamentar e mblodhi dhe Levizja Socialiste për Integrim, dh nëkryetari Luan Rama, ftoi qyetarët të jenë pjesë e protestës. Përsa i përket skenarit,  ai tha se gjithçka po projektohet të jetë brenda kuadrit të një revolte qytetare.  

Ai tha se qeveria po saboton integrimin.

Luan Rama: E gjithë sjellja politike e qeverisë, e gjithë ajo çfarë ka demonstruar kryeministri dhe qeveria e tij, pavarësisht retorikës apo demagogjisë në thelb, është kontribut konsistent i qeverisë për të sabotuar çeljen e negociatave me Shqipërinë pavarësisht asaj që thotë. Sepse në këtë mënyrë ai legjitimon autoritarizmin dhe abuzivizmin e tij që është realisht ajo çfarë ka dominuar të gjithë sjelljen dhe qëndrimet e qeverisë. 

Protesta do të mbahet të shtunën në orën 11:00, ndërsa ende nuk është vendosur ende skenari i  saj.  

Basha po zhvillon takime të njëpasnjshme me  grupin organizator të protestës, për dhe me aleatët opozitar.

Foto: LSA




EMISIONET