Protesta, Demalia: Opozita nuk ngjall shpresë, ka funksionuar me “ushtarë”

Protesta, Demalia: Opozita nuk ngjall shpresë, ka funksionuar me

Analisti Ilir Demalia në një lidhje në skype me RTV Ora teksa komentoi protesën e opozitës deklaroi se opozita shqiptare nuk ngjall shpresë dhe besim tek qytetarët, para së keqes, që sëipas tij është Rama.

Më tej Demalia shton se PD nuk ka punuar mbi sistem vlerash dhe mbi sistem kontributesh, por ka kontribuuar ashtu siç Rama sot ka nënshtruar PS.

Demalia: Kokëfortësia e Ramës dhe autoritarizmi i tij, mendoj se vjen nga lidhjet që ka. Rama mbështetet nga njerëz të fuqishëm financiarisht që kanë lidhje tepër të dyshimta. Nga ana tjetër kemi një opozitë të paqartë, që nuk krijon shpresë dhe nuk krijon besim. Opozita duhet të mendojë se si ta zhvendosë të keqen, të keqen Rama.

Fenomeni Hajdari, fenomeni i Rudina Hajdarit është pikërisht ajo çka PD pasqyron sot, një gjendje të rëndë. Pse? Sepse PD nuk ka punuar mbi sistem vlerash, mbi sistem kontributesh, mbi sistem aftësish, por ka kontribuuar ashtu siç Rama sot ka nënshtruar PS, ka funksionuar me ushtarë të bindur të gazermës parti. Prandaj kjo është një krizë e gjithë politikës shqiptare dhe mendoj se këtyre gjërave duhet t'u jepet fund.

EMISIONET