Rreth 3 mijë dosje të pronarëve janë konsideruar të shlyera vetëm nga ndryshimi i ligjit mbi përcaktimin e zërit kadastral të tokave të sekuestruara. Agjencia e Trajtimit të Pronave në raportimin në parlament ka bërë të ditur se 3.3 miliardë lekë janë kursyer nga buxheti i shtetit vetëm nga 102 kërkesat për shlyerje të menjëhershme të faturës financiare.

3.3 miliardë lekë ka kursyer shteti nga shlyerja e shpejtë e  102 pronarëve që kanë përfituar kompensimin nga toka e sekuestruar para vitit 1976.

Në bazë  të kësaj skeme subjektet duhet të lënë një pjesë të shumës për ATP, duke kaluar kështu të parët në rradhë.

Jonida Baçi: Nga kjo formë kompensimi e parashikuar në ligjin 133 të 2015 vetëm për aplikimet e mësipërme buxhetit të shtetit i kursehet një shumë prej 3 miliardë lekësh.

Shuma që shteti ka përfituar është edhe më e lartë, pasi me ndryshimin e ligjit, zëri kadastral truall, bujqësore apo livadh, do të jetë ai i momentit kur është sekuestruar prona.

Ndaj dhe nga rivlerësimi i 25 314 vendimeve, 2368 dosje konsiderohen të  shlyera, pasi kanë marrë më parë një nga format e kompensimit.

Jonida Baçi: Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vlerësuar 25968 vendime përfundimtare për kompensim, vendime të dhëna gjatë periudhës 1993-2013. 20710 vendime u vlerësuan financiarisht.

Tashmë mandati i ATP për rivlerësimin financiar të dosjeve të ish-pronarëve ka përfunduar, ndaj subjektet që ende nuk kanë një faturë financiare duhet ti drejtohen gjykatës.

/Ora News.tv/