Pronarja dhe qeni i saj në betejë me kancerin në të njëjtën kohë

Pronarja dhe qeni i saj në betejë me kancerin në të

Një grua dhe qeni i saj po luftojnë në të njëjtën kohë për të mbijetuar pasi u diagnostikuan me kancer, ekzaktësisht në të njëjtin vend.

Sheila Walker dhe qeni i saj Terrier Banna po marrin njëkohësisht trajtime mjekësore të vazhdueshme.

60-vjeçarja tha se ajo dhe qeni po "luftojnë krah për krah" në betejën kundër sëmundjes.

Sheila tha se Banna po i jep forcën për të vazhduar luftën, pavarësisht se kanceri i saj është i pashërueshëm.

Sheila, e cila jeton në Leeds, u diagnostikua në vitin 2015, një vit para Bannas.

Fillimisht kanceri ishte në gjoksin e djathtë dhe më pas iu përhap në kocka dhe shpinë. Gjithashtu edhe kanceri në trupin e qenit është në anën e djathtë të trupit dhe në shpinë.

"Jemi shoqe shumë të mira. Ajo është bota ime. Do luftojmë së bashku,"-tha Sheila. "Banna është bota për mua. Është vërtet e çuditshme që jemi kaq të afërta dhe të lidhura. Ajo më ka dhënë forcën për të luftuar këtë sëmundje të tmerrshme. Është arsyeja për të cilën po luftoj. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të."

EMISIONET