Pronarët e parë në bregdet "mbinë" që në kohën e Zogut, ndërtoje një vilë dhe të falte tokën

Pronarët e parë në bregdet "mbinë" që në

Historia e përfitimit të  tokave në bregdet nuk ka nisur me tranzicionin. Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë,  deklaroi në emisionin "Ekopolitikë"  se nëse një familje në kohën e Zogut ndërtonte brenda dy vitesh një vilë, atëherë ia falte tokën.

Këtë e dëshmoi me rastin e gjyshit të tij, i cili kishte përfituar 500 metra katrorë në Durrës.

E gjitha kjo bëhej në kuadrin e zhvillimit  strategjik të zonës.

Fatos Çoçoli: Për qëllime të tjera qeveria ka vendosur në disa zona ku edhe ka parë që është abuzuar shumë. Toka ranore, fond pyjor janë konsideruar në mënyrë abuzive nga këto komisione që janë ligjzbatuese të 7501 si toka bujqësore për interesa strategjike të zhvillimit të vendit ti bllokojë. Ligji nuk është pezulluar.I ka bllokuar me VKM.Bllokon dhënien e akteve të marrjes në pronësi.Flasim për diçka të parajmëruar më përpara, abuzim kolosal me qindra km të bregdetit.Nuk është e vërtetë që prona në bregdet edhe në vitin 1939 edhe në 1941 nuk ka pasur. Vetë mund të dëshmoj për 500 metra katrorë që gjyshi im i ka përfituar nga qeveria e Zogut, jepej për efekte të zhvillimit të zonës së plazhit, që tani është ish-blloku në Durrës. Nëse familja që e merrte e Tiranës, Durrësit, ndërtonte për dy vjet një vilë aty qeveria e Zogut ja falte. Kështu janë bërë një pjesë pronarë.Kanë qenë shumë të pakët.Në ato mijëra hektarë tokë bregdet, pronarët realë mund të kenë qenë në nivele 4-5%, gjithçka tjetër që ka mbirë pastaj si pronë është abuzim i pastër. Qeveria me të drejtë ka vepruar. A është juridikisht e  saktë në këtë veprim, a ka  mbivendosur një ligj me një VKM, është çështje tjetër. Po flasim për interesat e zhvillimit strategjik.




EMISIONET