Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër 10 personave të dyshuar si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturit “Avni Rrustema”.

Këtë e ka bërë të ditur sot Prokuroria Speciale, përmes një komunikate për media.

Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale “hakmarrje në ndihmë, dhunim dhe përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

“Të pandehurit, M.J, A.Ll, R.S, S.R, R.T, B.K, S.B, H.H, B.L. dhe L.L., me datë 15.05.2015, si pjesëtarë të organizatës kriminale ‘Syri i Popullit’, me të ashtuquajturit ‘Avni Rrustema’ diku, në një shtet evropian, kanë marrë vendim që në mars të vitit 2017, të fillojnë me aksione të kundërligjshme, me qëllim që seriozisht të destabilizojnë ose të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetues, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, që me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtar të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016. Të pandehurit kanë pasur edhe fondin të quajtur ‘Liria e Atdheut’, kjo organizatë ‘Syri i Popullit’ në bazë të planit të shkruar kanë pasur një strukturë të organizuar të hierarkisë të cilët janë përfshirë me emra të koduar dhe secili i ka pasur të ndara detyrat dhe përgjegjësitë e veta, kështu që me 13.03.2017 i pandehuri M.J. ka tentuar ta vras të dëmtuarin A.V. si ish funksionar i Kosovës, i viteve të tetëdhjeta i cili sipas planit të tyre operativ, është vlerësuar i pari në listë si tradhtar i vendit. Me këto veprime kanë kryer veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’. Gjithashtu, i pandehuri A.Ll. akuzohet se derisa ishte në qendrën e paraburgimit në Lipjan, duke e përdorur kanosjen dhe forcën e ka kryer veprën penale ‘dhunim’ nga neni 230 paragrafi 4 nën paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Ndryshe, njëri nga anëtarët e grupit “Syri i Popullit”, Murat Jashari vitin e kaluar kishte bërë një atentat nga ish funksionarit të lartë politik në kohën e Ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi , ku atententari ishte arrestuar mënjëherë nga Policia e Kosovës.

Kjo organizatë kishte përpiluar një listë me emra të cilët do të ekzekutoheshin për arsye se sipas tyre, këta persona ishin kolaboracionistë dhe i kishin shërbyer dhe po i shërbejnë pushtetit ish 0 jugosllav dhe tash serb. /Telegrafi/

/Ora News.tv/