Prokuroria nis verifikimin e pasurise për dy të arrestuarit dhe Arbër Çekaj

Prokuroria nis verifikimin e pasurise për dy të arrestuarit dhe

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimin e pasurisë për të akuzuarit e dosjes kokaina. 

Do të verifikohet pasuria e Armando Pezakut,  i cili ishte shoferi i kontenierit me babane ku u gjetën 613 kg kokainë, Donald Lushajt, menaxherit të firmës në magazinat e së cilës u kontrollua dhe u gjet kokaina si dhe Arbër Çekajt pronarit të "Arbri Garden" i cili kishte bërë porosinë e ngarkesës me banane nga Kolumbia.

Arber Çekaj është shpallur në kërkim ndërsa dy të tjerët ndodhen të arrestuar.

Prokuroria i ka bërë kërkesë bankave dhe hipotekave e zyrave të transferimit të parave për veprimet e këtyre tre shtetasve të proceduar për ngarkesen prej 613 kg kokainë e sekuestruar mbrëmjen e 27 shkurtit 2018.

Kërkesa i është drejtuar këtyre institucioneve në kuadër të hetimit pasuror në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.



EMISIONET