Prokurori i Stambollit zbulon zyrtarisht si u vra gazetari saudit në konsullatë

Prokurori i Stambollit zbulon zyrtarisht si u vra gazetari saudit në

Gazetari saudit Jamal Khashoggi është mbytur sapo ka hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, më pas trupi i tij është copëtuar dhe është hedhur, thotë kryeprokurori i Stambollit, Irfan Fidan, në deklaratën e parë zyrtare për vdekjen e gazetarit.

Ai thotë se vrasja ishte e paramenduar.

Deklarata e prokurorit turk minon pretendimet saudite, se ai u vra pas një zënke në konsullatë, ku kishte shkuar për të marrë disa dokumente për dasmën e tij të ardhshme.

Prokurori Fidan, tha në deklaratën e tij se diskutimet këtë javë me homologun e tij saudit, Saud al-Mojeb, nuk kishin dhënë "asnjë rezultat konkret", duke shtuar se ka pasur pak bashkëpunim deri më tani në atë që supozohet të jetë një hetim i përbashkët turk-saudit.

EMISIONET