Projekti i Unazës së Madhe nuk anulohet por mund të korrigjohet

Projekti i Unazës së Madhe nuk anulohet por mund të korrigjohet

Punimet në Unazën e Re do të vijojnë sipas planit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas kërkesës së presidentit Meta, i cili kërkonte anulim dhe rishqyrtim të projektit të këtij segmenti të Uanzës. Në deklaratën për mediat ajo shpjegoi se aktualisht po vijon proçesi i shpronësimeve.

Belinda Balluku: "Loti i dytë dhe i tretë vazhdojnë sipas procedurave të kryera dhe procesi i shpronësimeve është në vijim. Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pas asnjë diferencim"

Për të analizuar lotin e tretë, Balluku paralajmëroi një tryezë me ekspertët.

Belinda Balluku: Projekti i Unazës së Madhe nuk është i anulueshëm por i korrigjueshëm. Kam kërkuar zhvillimin e një tyreze me bashkinë e Tiranës dhe specialistë që do vlerësojnë në çdo aspekt projektin e lotit të  3, duke mos përjashtuar një përmirësim të projektit nëse ka vend

Ministrja e Infrastrukturës premtoi se çdo garë që do të zhvillohet për projekte të rëndësishme do të zhvillohet Live me praninë e kamerave.

"I kam kërkuar ARRSH që të çdo garë publike të jetë live para kamerave si dhe dy projektet  strategjike për Milot Balldren dhe Orikum- Llogara do ia përcjellë qeverisë dhe më pas parlamentit për të siguruar transparencë"


EMISIONET