Projekti i bashkisë Tiranë: Ja si të gjelbërojmë tarracat e pallatave

Projekti i bashkisë Tiranë: Ja si të gjelbërojmë

Tirana i ka të vështira si mund të gjelbërojë tarracat e pallatave në zhvillimin e vrullshëm urban dhe në objektet pa planifikime të kësaj natyre. Por iniciativat, stimujt dhe idetë si mund të gjelbërohet tarraca e një objekti është dhënë fillimisht nga bashkia e qytetit më pas nga Fakulteti i Arkitekturës. Ndërsa iniciativat personale deri tani nuk janë të shumta.

Në zonën e Zogut të Zi apo në rrugën e Elbasanit mund të shihen disa pallate që në tarracën e tyre kanë një lulishte në nivelin vertikal.

Bashkia e kryeqytetit e ka nisur këtë sfidë me një projekt inovativ  që e kanë realizuar vetëm disa vende të zhvilluara të botës, atë të gjelbërimit të tarracave duke punuar institucionet publike dhe me komunitetin.

Diana Mile: Ne kemi mundur të realizojmë tarracën e bashkisë, tarracën e fakultetit të Arkitekturës, vazhdojmë projektin me hapësirat publike, pasi tarracat e gjelbra bëhen në territore që kanë pasur problemin e depozitave të ujit. Hapësirat publike kanë qenë ato që ne kemi pasur mundësi për ti realizuar këto projekte.  

Drejtoria e Mjedisit, Diana Mile mendon se zgjedhja e administratorëve do të lehtësojë këtë proces.

Diana Mile: Ne kemi ftuar banorët e Tiranës që së bashku me administratorët që kanë nisur të palikojnë për projektet e përbashkëta dhe tarracat e gjelbërta do të jenë një mundësi për të rregulluar edhe mjediset e tyre në katin e fundit të objektit ku ata banojnë. Shumë shpejti të vijmë me një manual për të gjithë Tiranën ku mund të gjejnë bimën që mund të mbjellin dhe si mund ta realizojnë këtë tarracë. 

Çatia e gjelbër nuk është vetëm element estetik, studimet tregojnë se ajo ndikon në një izolin të mirë për të krijuar habitat për kafshët dhe shpendët, redukton temperaturat e ajrit urban, zbut efektin serë dhe ul prezencën e ujit në rast shirash.

Në Tiranë kjo është risi, por në mbarë botën ekzistojnë lëvizje mjedosre që inkurajojnë qytetet të mbjellin më shumë pemë, të planifikojnë më hapësira të gjelbëra, kryesisht parqe.

EMISIONET