Projekti për Gjanicën, IKMT vijon shembjen e ndërtimeve buzë lumit

Projekti për Gjanicën, IKMT vijon shembjen e ndërtimeve buzë

Mjetet e IKMT u rikthyen në Fier për të të vijuar aksionin për lirimin e brigjeve të Gjanicës nga ndërtimet.

6 ndërtime janë shembur në dy brigjet e lumit në vendin e quajtur “Ura me shkalle”, nga 9 objekte që parashikohet që të rrëzohen nga IKMT.

Disa ndërtime disponojnë dokumenta të rregullt dhe do të kompensohen me një fond të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare. 

Prej 29 janarit kur nisi aksioni në total janë shembur 47 objekte, 5 nga të cilat me shpërthim të komanduar.

Aksioni i hap rrugë zbatimit të projektit të bashkisë së Fierit për rikualifikimin e qendrës së qytetit.

EMISIONET