Edhe kryeqyteti do të ketë një by-pass.Projekti është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë dhe studimi për këtë pritet të përfundojë brenda një viti e gjysëm.Ndërkohë  një segment i një tjetër projekti të shumpërfolur siç është  by-passi i Fierit pritet të përfundojë në korrik.Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen për një studim fizibiliteti për tre akse rrugore që do të ndërtohen me PPP.

Tirana së shpejti do të kenë një by-pass që do të lidhë Kasharin me rrugën Tiranë-Elbasan, çka pritet të lehtësojë  ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

Projekti është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohej një marrëveshje për marrjen e një granti prej 2.1 mln eurosh për studim fizibiliteti për disa projekte.

Thimio Plaku, Drejtor i politikave në MIE: Me 20% grant nga BE dhe pjesën tjetër nga buxheti i shtetit të ndërtohet by pasi i Tiranës, i cili do të ketë efekte në lehtësimin e trafikut pasi do të lehtësojë fluksin e trafikut që vjen nga veriu dhe zonat e tjera. 

Ndërkohë një nga projektet e shumpërfolura kohët e fundit siç është by-passi i Fierit  pritet të përfundojë në korrik.

Shkreli: Në prill fillon puna për by passin e Firit dhe Vlorës. Nëse çdo gjë shkon mbarë, ne dëshirojmë që në korrik të hapet by passi i Fierit me një korsi, ndërsa i Vlorës të vazhdojë punën e vet. 

Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen në bazë të cilës parashikohet studim fizibiliteti për tre segmente rrugore të cilat do te ndërtohen në bashkëpunim me privatin.

Por për kreun e Komisionit të Ekonomisë, ndryshimi i projektit Thumanë –Rrogozhinë në Vaqarr –Rrogozhinë nuk është në interes publik.

Kjo ka shkaktuar diskutime në Komision.

Braçe: Ka një interes publik, ka edhe një interes privat shumë të lartë. Nese këto interesa nuk përputhen unë anoj nga interesi publik, jo nga interesi privat. 

Opozita e miratoi marrëveshjen por sipas saj qeveria duhet të ketë projekte konkrete dhe jo vetëm ide.

Kjo marrëveshje u miratua edhe në Komisionin e Ligjeve.

/Ora News.tv/