Profesori: Kosova u themelua me një fitore të madhe, bëri botën për vete

Profesori: Kosova u themelua me një fitore të madhe, bëri

Profesori Elvis Hoxha i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se Kosova është themeluar me një fitore të madhe.

Ai shpiegon se në '99 Kosova e çau gjeopolitikën e brendshme të vendeve të botës, i ndau në palë vendet së brendshëmi dhe bëri botën për vete.

Beti Njuma: Në këtë mori problematikash, a është i mundur ndryshimi në Kosovë?

Elvis Hoxha: Pyetja juaj niset nga një premisë. Çfarë fituan, si u themeluan? Kosova u themelua me një fitore jashtëzakonisht shumë të madhe. Ne nuk do jemi kurrë të ndërgjegjshëm për klasin dhe stadin e fitores së Kosovës, në 1999. Kosova është 20 vjet prapambetje e gjithë këtij procesi, pra harxhim i fitores së madhe. Në '99 Kosova e çau gjeopolitikën e brendshme të vendeve të botës, i ndalu në palë, vendet së brendshëmi. Një vend aq i vogël e bëri botën për vete. U fut në histori duke thyer gjeopolitikën botërore. 20 vjet që ju deshën të gjithë formacioneve qeveritare të Kosovës jo vetëm ta humbin këtë legjitimitet dhe të kthehemi ende te një Serbi në lojë, por mbi të gjitha të krijojmë 20 vjete shtresëzime psikopatologjike të dëshpërimit te populli i vet. Do të thotë ikje.Nuk është puna më mirë vonë sesa kurrë. Por sado e rëndë të jetë gjendja duhet ta marrësh gjithmonë në dorë. Kjo është vetëvendosja. PDK, AAK, LDK, të gjithë formacionet e kanë mbajtur pushtetin me idenë është kaq keq sa nuk ka shpresë.

EMISIONET