Kompania Boston Dynamics ka zbuluar robotin humanoid të prodhuar së fundmi.

Atlas ka aftësi të jashtëzakonshme. Ai është në gjendje të kërcejë duke kapërcyer pengesat. Roboti arrin që të mbajë ekuilibrin si edhe arrin të realizojë në mënyrë mresëlënëse lëvizjet gjimanstikore.

Boston Dynamics ka zbuluar pamjet e robotit duke i lënë shikuesit të impresionuar. Atlas, ashtu si edhe një neri mund të hidhet, të bëjë rrotullim 180 gradë në mes të ajrit dhe të vendosë këmbët në tokë në mënyrë të sigurtë.

Atlas është i gjatë 1.5 m, peshon 75 kg dhe ka 28 nyje në trupin e tij.

/Ora News.tv/