Tesla ka zbuluar makinë më të shpejtë elektrike të prodhuar ndonjëherë. Një Roadster i kuq i befasoi të gjithë kur doli nga rimorkio  gjatë një prezantimi në një aeroport në Los Angeles. Vetura sportive kushton 200.000 dollarë dhe është një version i përshatur i automjetit të parë të prodhimit Tesla.

Në makinë ka vend për 4 persona dhe mund të udhëtojë deri në 1000 km me një karikim të vetëm, një rekord i ri ky për një makinë elektrike.  

Roadster arrin një shpejtësi 0-60 km/h në 1.9 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale mbi 250 km/h.

Kjo do ta bënte atë veturën më të shpejtë elektrike të shitur ndonjëherë.

/Ora News.tv/