Sektori i prodhimit të naftës në vend duket se po kalon kohë të vështira. Sipas të dhënave të Agjencisë së Burimeve Natyrore konstatohet se në katër vite në vend janë prodhuar rreth 400 mijë tonë naftë bruto më pak. 

Viti me performancë më të lartë përsa i përket prodhimit të naftës ka qenë 2014 për të vijuar më pas me një trajektore rënëse. Gjatë 2017 prodhimi i naftës ka qenë vetëm 954 mijë tonë naftë ndërsa pritshmërinë janë që edhe gjatë këtij viti prodhimi i naftës të vijoj të ulet çka përkthehet në më pak të ardhura në buxhetin e shtetit. 

Sipas një përllogaritje në katër vite  buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 40 mln dollarë më pak.

Aktualisht në  sektorin e nxjerrjes se naftës operojnë gjithsej 8 kompani, perfshirë edhe kompaninë Albpetrol, te cilat administrojnë vendburimet ekzistuese te naftës dhe gazit. Numri i punonjësve te punësuar pranë këtyre kompanive është rreth 1000 punonjes. 

Por në këtë shifer nuk përfshihet numri i punonjësve te kompanisë Albpetrol si dhe punonjësit e subjekteve qe operojnë si nënkontraktore tek këto kompani.

 Gjatë vitit 2017 rreth gjysma e sasisë së naftës së prodhuar në Shqipëri u eksportua. Prodhimi maksimal i naftës në Shqipëri është realizuar në vitin 1974 me 2. 2 milion ton naftë /vit (ose38.408 fuçi/ditë)

Prodhimi i naftës  në vite

1.3 mln tonë             2014

1.2 mln tone             2015

1.05 mln tone             2016

954,7  mijë ton           2017

/Ora News.tv/