Rrjeti social Instagram ka probleme në rifresikrimin e postimeve. Aplikacioni filloi të kishte vështirësi në funksionim që prej orës 15:37, sipas monitoruesit të rrjeteve DoënDetector.

Problemet kanë prekur përdoruesit Anglinë e Jugut dhe në Bregdetin Lindor të Shteteve të Bashkuara. Përdoruesit u ankuan më së shumti për problemet në faqe duke shpjeguar se nuk arrijnë të shohin postimet e askujt.

Pritet që ky problem të prekë dhe Europën, ndërkohë që kompania e Instagram nuk ka bërë ende asnjë koment.

/Ora News.tv/