Partizani do të udhëtojë drejt transfertës së Laçit me një organikë të kufizuar sidomos në fazën e sulmit.

Me Xhevahir Sukaj të dëmtuar dhe Edgar Çanin jo në 100% të formës , trajneri i ri Sulejman Starova duhet të eksperimentojë në ndeshjen përballë kurbinasve.

Tekniku i të kuqve është gati të adaptojë një sulmues krahu, në majën e sulmit dhe i sakrifikuari pritet të jetë Gerhard Progni.

31 vjeçari është provuar nga stafi i Partizanit gjatë gjithë javës në këtë pozicion dhe në Laç, pritet të jetë një risi në formacionin e Starovës.

/Ora News.tv/