Zhvillimi i Kupës së Botës gjatë verës së vitit 2018 ka shkaktuar një "Buum" në ekonominë kombëtare të Rusisë. Sipas komitetit organizativ rus, kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit në botë solli rreth 14.5 miliardë dollarë fitime në arkat e shtetit rus, duke kaluar edhe shumën e shpenzuar për të ndërtuar stadiume apo rikonstruktuar pjesë të cilët duheshin për të mirëpritur tifozë të 32 kombëtareve pjesëmarrëse dhe turistë nga e gjithë bota.

"Brenda periudhës 2013-2018, në ekonominë u shtua gjithsej 952 miliardë rubla (14.5 miliardë dollarë) - ekuivalenti me 1.1 për qind të PBB-së. Shifra tejkalon 688 miliardë rubla ($ 10.5 miliardë) të shpenzuara për të organizuar turneun nga të gjitha burimet."- tha Komiteti Organizativ Lokal në një konferencë të martën në Katar, ku edicioni i ardhshëm i turneu do të mbahet në vitin 2022.

Turneu i vitit 2018 gjithashtu hapi rreth 315,000 vende pune për rusët, duke shtuar me rreth 459 miliard rubla (7 miliardë dollarë)  të ardhurat e popullsisë, thanë organizatorët. Përfitimet nga zhvillimi i turneut që u zhvilluan nga 14 qershori deri më 15 korrik në 12 stadiume në 11 qytete pritëse do të vazhdojnë të ndjehen, duke përfshirë edhe ato përmes turizmit, dhe vlerësohen në 150-210 miliardë rubla (2.3 -  3.2 miliard dollarë) çdo vit gjatë pesë viteve të ardhshme.

Më shumë se 1 milion tifozë panë nga afër të paktën një ndeshje të turneut, 600,000 prej të cilëve ishin vendas, shtuan organizatorët. Kupa e Botës gjithashtu pa zbatimin e suksesshëm të sistemit FAN-ID, sipas të cilit mbështetësit e huaj me bileta të ndeshjeve u lejuan të hynin pa viza në Rusi.

Interesi për futbollin në Rusi është rritur nga 48 për qind e popullsisë në vitin 2010 në 71 për qind në 2018, pasi ekipi rus bëri historinë në shtëpi, duke prekur çerekfinalen për herë të parë që nga shpërbërja e Bashkimi Sovjetik.


/Ora News.tv/