Ditët e pakta me diell pas shirave të shumta, përfundojnë sonte. Meteoalb parashikon se fillimisht pjesa veriore e vendit do të përfshihet nga shiu dhe dëbora ndërsa pas mesnatës, reshjet përfshijnë të gjithë vendin.

Parashikimi:

E PREMTE: Paraditja mbetet e kthjellët në Jug dhe Qendër por me vranësira në zonat Veriore. Pjesa e dytë e ditës sjell shtim te vranësirave në gjithë vendin duke sjellë shira dhe dëborë fillimisht në Veri dhe pas mesnates, reshjet prekin pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në Veri por rritje të lehtë sjell mëngjesi dhe mesdita, në zonat Qendrore e Jugore.

E SHTUNE: Paraqitet e vranët me reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore por duke iu afruar mesditës reshjet intensifikohen kryesisht në Veri dhe Qendër dhe më pak reshje në zonat Jugore. Në mbrëmje reshjet do të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente dhe gjatë natës, kryesisht në formë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.

/Ora News.tv/