Për më shumë se 5 orë tri familje "luftuan" me mish e me shpirt për të mbajtur banesat e tyre, nga të cilat përmbarimi kërkoi ti nxirrte jashtë. Situata e tensionuar u bë dhe më e rëndë pasi në krah të përmbaruesve ishte një numër i madh i policësh, të rendit dhe bashkiakë. Të paktën tri gra pësuan gjendje të fikti, ndërsa fëmijët e familjeve të prekura të shokuar kanë parë gjatë gjithë kohës skenën.  Aty ishin dhe fëmijët e vegjël, të moshuar apo dhe një grua me barrë. Banorët pretendojnë se në këmbim të truallit u është premtuar një sipërfaqe banesë, por ndërtuesi e ka ndryshuar kontratën. Nga ana tjetër pronari i tokës shprehet se janë familjarët që kërkojnë më shumë nga sa arritën në marrëveshje.

Tirane- Tri gra pësuan gjendje të fikëti gjatë përplasjeve mes policisë dhe banorëve të një ndërtese private në afërsi të shkollës “Petro Nini” në Tiranë.  

Policia bashkiake dhe ajo e rendit shkuan në mbështetje të përmbarimit që synonte shembjen e godinës për të liruar truallin për llogari të ish-pronarit, Aleksandër Gavoçit. Banorët pranojnë se shtëpia e tyre është në truallin e tij, por për këtë kanë nënshkruar një marrëveshje ku sipas tyre u ishte premtuar se në këtë sipërfaqe do të ndërtohej një pallat dhe do u jepej nga 250 m2.

Avokati thotë se ndërhyrja e përmbarimit dhe policisë është e padrejtë pasi sipas tij pronari i truallit nuk u ka gjetur strehim dy familjeve Dervishi dhe Llapaj që jetojnë aktualisht në godinën 2-katëshe. Gjatë përplasjes mes familjarëve dhe policisë, u arrestuan tre persona ndërkohë që gra dhe fëmijë të dy familjeve, fillimisht qëndruan të ngujuar në shtëpi. Vetë pronari i truallit paraqet një tjetër situatë mbi pronën. Për televizionin Ora News, Aleksandër Gavoçi ka sqaruar se ai është pronar i truallit ku janë ndërtesat pasi e ka trashëguar nga gjyshi i tij.

Ai pranon se ka bërë marrëveshje me banorët për t'ju dhënë një hyrje në momentin që do ndërtohet pallati por ata tashmë pretendojnë edhe dyqane.
Kërkesat e shtuara sipas tij janë të papranueshme dhe nuk mundet të ndryshohet marrëveshja e arritur.  Gavoçi kërkon që në këtë rast të veprojë drejtësia dhe se ai ka rifituar tokën në bazë të vendimeve të Gjykatës. Për ngjarjen ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama që shprehet se qeveria nuk ka fuqi mbi gjykatat. Kundër policisë është shprehur Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një publikim në twitter, ai shkruan se Policia e Shtetit ka detyrën të mbështesë përmbarimin por edhe të jetë dinjitoze dhe efikase. Ministri thekson se kjo nuk ka ndodhur në këtë rast.

Reagoi ministri i Brendshem Sander LLeshaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkise Erion Veliaj


Ora News percolli live momentet e tensionit





Historia e treguar sipas banorëve të prekur - Aleksandër Gavoci pretendon se është toka  e trashëguar nga gjyshi i tij dhe që i ishte sekuestruar gjatë komunizmit.

Nga ana e tyre familjarët e tre banesave thonë se ajo tokë është sekuestruar në 1939 dhe ligji thotë se kthehet toka që është sekuestruar pas vitit 1944.

Ndërkohë me një vendim gjykate të vitit 2013 Blerina Muçës vendosi gjobitjen e familjeve Rrapaj dhe Dervishi me 270 milionë lekë. Kjo ishte gjoba që do ia paguan për shfrytëzimin e korridorit që ka pasur gjyshi i tij përgjatë gjithë viteve. Në pamundësi për t'ia paguar menjëherë siç e kërkonte vendimi Përmbarimi nxorri shtëpinë në ankand në vitin 2015.

Në ankand shtëpia u ble nga një shoqëri tjetër që është në pronësi të vëllait të Aleksandër Gavocit për një shumë prej 150 milionë lekësh.

Familjet apeluan vendimin dhe nisi procesi gjyqësor. Për të hequr dorë nga të gjitha proceset gjyqësore si këta si firma e ndërtrimit nënshkruan një marrëveshje që konsistonte që familjet do të merrnin 230 metra katror secila, në këmbim do të hiqnin dorë nga rekursi.

Gjithashtu familjet do zhvendoseshin për 6 muaj në një shtëpi me qera, e cila do të paguhej po nga firma. Por familjarët e akuzojnë për gënjeshtra dhe druhen se nëse lirojnë shtëpinë do të dalin në rrugë të madhe.

Momentet e tensionit

Ora 15:00 Tërheqja e përmbaruesve por dhe e efektivëve të policisë erdhi pas apelit që avokatët i bënë thirrje Ministrisë së Brendshme të ndërhyjë pasi "po i çonin njerëzit drejt vetëflijimit".

Avokati i familjes akuzon komisariatin nr 2 për korrupsion dhe vlerësoi tërheqjen e policisë pasi nëse nuk do të ndodhte do të kishim tragjedi.

"Vendimi i përmbarimit ishte i paekzekutueshëm pasi nuk kishin vendim gjyqësor për të hyrë brenda. Policia nuk duhet të rrijë në vendin e ekzekutimit deri në 200 metra distancë. Policia po ruante objektin, por nuk mund të ruhej pasi është objekt privat. Policia e shtetit duhej të ishte në distancë. Policia ndërhyri për të lejuar përmbaruesit që të hyjnë në shtëpi. Familjarët kishin marrë masa duke marrë  dhe benzinë për t'u djegur brenda. Komisariati 2 është një ndër komisariatet me të korruptuar në Tiranë që vihet në shërbim të lekut dhe jo ligjit" u shpreh avokati.

Ora 14: 42 Në një moment u tentua të hapet dera me forcë. Banorët në një moment qëlluan me gurë drejt punonjësve të përmbarimit. Banorët goditën me vezë përmbaruesit. 


Ora 11:45 Perfaqesues te zyres se Permbarimit po përpiqen të hapin derën e banesës për të ekzekutuar vendimin, por familjarët brenda nuk e lejojnë. 




Cfare tregon familjari-  Familjarët akuzojnë Aleksander Gavocin, se ka arritur të fitojë tokën ku ata kanë banesën me vendim gjykate të falsifikuar.  Nga sa tregojnë familjarët personi në fjalë pretendon se e ka tokën të trashëguar nga gjyshi i tij dhe që i është sekuestruar në periudhën e komunizmit. Por një familjar i banesës thotë se prona nuk i është sekuestruar pas 1944 por në 1939. 

Ora 10:40 - Një grua, familjare, tentoi të hyjë në banesë duke kaluar murin rrethues por policia nuk e lejonte. Pas disa minutash ajo ia doli të kalonte murin rrethues duke iu shmangur policisë. 

Procesi gjyqesor- Në këto banesa jetojnë 15 persona, të cilët thonë se pronat i kanë blerë nga shteti dhe i kanë të legalizuara.

"Në 1997 dhe nuk e merr çertifikatën për 20 vjet. Bëri kontratën me ne, pasi bëri kontratën i jep çertifikatën. Tani thotë kjo është toka ime. Shtëpinë e kam blerë nga shteti në 1993. Kam lindur tek kjo shtëpi, janë ndërtuar nga shteti në 1953." tha një banor.




Zjarr ne banese- Ndërkohë në një nga banesat ka rënë edhe një zjarr, arsyet e të cilit ende nuk dihet. 

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca, e cila ka marrë një grua, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Forcat të shumta policie ndodhen pranë banesave, ku edhe janë shoqëruar disa persona, për tu marrë në pyetje.




/Ora News.tv/