Një foshnje vetëm 3 muajsh po lufton me jetën e saj, pasi përjetoi abuzime serioze dhe neglizhencë deri "në prag të vdekjes".

Addilyn Tidwell ka disa kocka të thyera dhe dëmtim të trurit dhe organeve të tjera të brendshme. Për rastin akuzohet babai i saj, 30 vjeçar.

Michael Fisher, nga Tennessee, është arrestuar dhe akuzuar për tentativë vrasjeje të shkallës së parë. Burri bashkë me nënën e foshnjës Brooklyn Tidwell, 27-vjeçe, kërkuan ndihmë mjekësore për foshnjën muajin e kaluar.

Tidwell gjithashtu është arrestuar dhe akuzuar për neglizhim të rëndë të bebes.

Gruaja kishte braktisur më herët dy fëmijët e saj nga kujdesi.

Addilyn mbetet në koma mjekësore të shkaktuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt të SHBA-ve. 

/Ora News.tv/