Princi i Arabisë Saudite Mohammad bin Salman ka thënë se lideri shpirtëror iranian Ajatollah Ali Khamenei është "Hitleri i ri i Lindjes së Mesme".

Ai tha se Khamenei është i ngjashëm me Adolf Hitlerin, diktatori i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili kërkonte që të fshijë popullin hebre gjatë krijimit të perandorisë etnikisht të pastër ariane.

"Ne nuk duam që Hitleri i ri në Iran të përsërisë në Lindjen e Mesme atë që ndodhi në Evropë", tha ai për Times.

Megjithatë, Salman nuk specifikoi se cilës politikë iraniane i frikësohej dhe ishte e ngjashme me atë të Gjermanisë naziste; kryerjen e gjenocidit, krijimin e kampeve të vdekjes apo ndezjen e një lufte botërore.

Tensionet midis Arabisë Saudite dhe Iranit janë tensionuar së fundmi, ndërsa Riadi ka akuzuar Teheranin si “sponsor të terrorizmit”.



/Ora News.tv/