"Princi i Libofshës": Më martuan 9 vjeç e gjysmë, të jetosh me mua gati e pamundur!

"Princi i Libofshës": Më martuan 9 vjeç e

Krahas projektit për të shpallur Libofshën Principatë, Jarl Ale de Basseville foli sonte në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit edhe për marrëdhëniet e tij të habitshme dhe të lulëzuara me femrat, në botë dhe në Shqipëri…

Si e gjen kaq lehtësisht Princi De Basseville rrugën për në zemrën dhe shtratin e femrave?

Jarl Ale de Basseville:Femra në traditën time nuk ka asnjë ndryshim nga mashkulli, pavarësisht gjithçkaje. Çfarë është traditë vikinge dhe çfarë është shumë për të qeshur është se femrat kanë më shumë fuqi se meshkujt. Ato mund të vrisnin meshkujt vetëm sepse një djalë mund të bënte diçka të keqe. Në traditën vikinge është e njëjtë, mund të jetë një princ mashkull dhe një princeshë femër. Personalisht mendoj se meshkujt duhet që ti mbrojnë femrat.

Zheji: Je martuar shumë herë, të kanë ikur apo i ke lënë?

Jarl Ale de Basseville: Është e komplikuar. Së pari jam martuar kur kam qenë 9 vjeç e gjysmë me një vajzë 7 vjeç e gjysmë. Unë e anullova më pas dasmën përmes  Vatikanit por kjo nuk do të thotë se nuk e respektova atë. Unë nuk i lë femrat, thjesht jetoj jetën time.Nuk jetoj shumë në shtëpinë time. Unë jam ai lloj djali që mund të qëndrojë në shtëpinë e tij vetëm dy herë në muaj, të jetosh me mua është gati e pamundur. Asnjëherë nuk ju kam bërë asgjë të keqe atyre.


EMISIONET