Fillimet e karrierës së Kiara Titos nisën me eksperiencën e saj në kompeticionin e bukurisë, Miss Inteligjenca.

Pas kësaj, ajo u bë pjesë e një emisioni investigativ si velinë ku më vonë u zgjodh të bëhej prezantuese.

Gjatë një interviste për Rudinën, ajo zbuloi se si zgjidhet Miss Inteligjenca në një konkurs bukurie.

“Para natës finale, na dhanë një test që kishte të bënte me dije të përgjithshme dhe aty mbarova testin shumë shpejt, për 3-4 minuta,” – tregoi bukuroshja, e cila me bursën që i dhanë bëri studimet për Shkenca Politike.

Ndër planet e së ardhmes është edhe një shkollë e dytë për gazetari, pasi i pëlqen bota e televizionit.

/Ora News.tv/