Peugeot Albania ka prezantuar në sallonin e saj modelin më të ri të Peugeo 508. 

Ky model ka fituar çmimin si makina më e bukur e vitit 2018 në Evropë, si edhe finaliste për çmimin makina më e mirë e vitit 2019.

Pas suksesit të gamës së SUV Peugeot 2008, 3008 dhe 5008, modeli më i fundit Peugeot 5008 ofron komoditet, elegancë si edhe siguri për të gjithë përdoruesit.

Kjo markë vjen në Shqipëri përmes shoqërisë AVEL SHPK, duke ofruar modelet më të fundit të makinave si edhe servis të autorizuar me staf të certifikuar posaçërisht për modelet Peugeot. 

Cilësitë si eleganca, teknologjia apo performanca e lartë kanë bërë të padiskutueshme markën Peugeot në Shqipëri dhe në mbarë botën.

/Ora News.tv/