Nderohet Presidentja kroate: Berati, thesar i çmuar

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic ka marrë titullin "Qytetar Nderi" i bashkisë së Beratit. Në fjalën e saj ajo vlerësoi qytetin e Beratit si një thesar të çmuar të mbrojtur nga UNESCO. Kitarovic tha se lidhjet e Shqipërisë dhe të Kroacisë janë të ngushta.

Kolinda Grabar Kitarovic: Është kënaqësi e madhe për mua që të jem këtu dhe të marr këtë titull. Ky është një thesar i çmuar, i mbrojtur nga Unesco dhe une s'mund te zgjidhja një vend më të mirë për tu vlerësuar. Sot fola për historitë tona dhe ne kemi histori mijëra vjeçare pa pasur asnjë konflikt, kemi shumë gjëra të përbashketa, veç detit Adriatik. Ka dhe shume rreth të kaluares mes nesh, por do të përqëndrohem tek e tashmja. Ju na keni mbështetur në vitet 90. Sot, jemi aleatë të NATO-s, Kroacia do t'ju mbështesë në integrimin europian, politikë dhe fusha të tjera. Të punojmë për të ardhmen e femijëve tanë dhe atë të BE-së.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET