Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi të mërkurën qytetin e Përmetit me rastin e hapjes zyrtare të sezonit turistik.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit u shpreh optimist në çeljen e negociatave, ndërsa theksoi se përmetarët janë ndër të parët që meritojnë anëtarësimin në Shqipëri.

Meta: Është një kënaqësi e veçantë që të jem me ju, më 9 Maj dhe t’ju uroj gëzuar Ditën e Evropës! Shpresoj që brenda qershorit të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi besoj se Shqipëria e meriton. Qytetarët e Shqipërisë e meritojnë, por sidomos përmetarët janë ndër të parët që e meritojnë për shkak të qytetarisë së jashtëzakonshme që kanë demonstruar në të gjitha kohët.

Presidenti Meta duke vënë në pah veçoritë specifike dhe vlerat qytetare të qytetit dhe përfaqësuesve të tij më të shquar, çmoi sportistin dhe trajnerin e spikatur përmetar Ethem Kaso me Titullin “Mjeshtër i Madh” .

Meta: Në vlerësim të përkushtimit dhe karrierës së gjatë e të suksesshme si mësues e trajner i basketbollit për femra në qytetin e Përmetit, si dhe për përgatitjen cilësore të disa brezave të basketbollisteve në nivel kombëtar

/Ora News.tv/