Presidenti i Republikes, Z.Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e  studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

"Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik. Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve." thuhet në reagimin e presidentit


Për më shumë se 2 orë qindra studentë nga të gjitha universitetet e Tiranës po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit. Protesta ka dhe në Universitetin e Korçës, Durrësit, Elbasanit, e Shkodrës. 


/Ora News.tv/