Presidenti i UFC jep deklaratën shokuese: McGregor rikthehet në ring, ja kush do jetë kundërshtari

Presidenti i UFC jep deklaratën shokuese: McGregor rikthehet në ring,

Conor McGregor mund të rikthehet në ring. Edhe pse njoftoi largimin nga UFC, ish-ylli i Arteve Marciale Miks është gati të ndeshet sërish. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i UFC, Dana Ëhite, i cili në një intervistë për "CNN" foli për një rikthim të mundshëm në skenë të irlandezit.

“Khabibi është më i miri në botë për momentin. Ai ka shprehur gjithmonë dëshirën për një ndeshje kthimi. Do të sillte një impakt pozitiv tek të gjithë fansat. Nëse ata bien dakord, e organizojmë ndeshjen që të shtunën. Ka një mundësi që Floyd të hyjë në kafaz, por do ta mendojmë. Unë dhe Conor jemi në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.McGregor do të ndeshet përsëri. Atij I pëlqen të jetë në kontroll të gjithçkaje. Ky është tipi i tij. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.-komentoi Ëhite.

Hera e fundit që “The Notorius” u ndesh në Oktagon, ishte në tetorin e kaluar kundër Khabib Nurmagomedov, ndeshje e cila përfundoi me nokaut në favor të rusit. Një duel që nuk kaloi pa polemika me 2 sportistëve, të cilët kanë nisur një konflikt të hapur në rrjetet sociale.

EMISIONET