Presidenti i Tianjin bie në pranga, Pato drejt Milanit

Presidenti i Tianjin bie në pranga, Pato drejt Milanit

Arrestimi i pronarit të Tianjin Quanjian mund të shtyjë sulmuesin Alexandre Pato drejt Milanit.

Sipas "New York Times", autoritetet kineze kanë arrestuar themeluesin e grupit Quanjian, Shu Yuhui pasi vdekja e një vajze të re me kancer ishte e lidhur me kompaninë dhe shkaktoi zemërim në rrjetet sociale, ndërsa firma e tij e mjekësisë ishte hetuar më parë mbi pohimet për marketing të rremë.

Gazeta shton se kjo mund të çojë në një rënie të të ardhurave të Quanjian, duke bërë që ItaSportPress të sugjerojë që Pato së shpejti mund t'i thotë lamtumirë Kinës dhe të kthehet në Milano.

Faqja e internetit shpjegon se 29-vjeçari mund të jetë në dispozicion me një çmim shumë më të ulët se më parë, si rezultat i problemeve financiare me të cilat ballafaqohet kompania dhe të ulë kërkesat e tij për paga.

EMISIONET