Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani me origjinë italiane, ka provokuar zemërim me deklaratat e tij për diktatorin fashist, Benito Mussolini, duke deklaruar se ai bëri disa gjëra pozitive përpara se të bëhej një udhëheqës i keq.

"Para se ta drejtonte Hitleri në luftë, Mussolini kishte "ndërtuar rrugë, ura, ndërtesa, objekte sportive", tha ai në një radio italiane.

Kundërshtarët politikë janë shprehur të tronditur për deklaratat.

Por zoti Tajani goditi sërish, duke akuzuar njerëzit për manipulimin e deklaratave të tij.

"Kam qenë gjithmonë një anti-fashist i bindur", këmbënguli ai.

Çfarë tha konkretisht Tajani?

Duke folur në Radio 24 të Italisë, Z. Tajani foli për trashëgiminë e lënë nga Musolini, i cili tha se kishte "ripërtërirë shumë pjesë të Italisë".

"Deri sa ai shpalli luftë në të gjithë botën, pas Hitlerit dhe kaloi ligjet racore ... ai bëri gjëra pozitive për të krijuar infrastrukturën për vendin tonë", tha Tajani.

Ai vuri në dukje ndërtimin e rrugëve, urave dhe projekteve të tjera të mëdha të infrastrukturës. "Përsa i përket gjërave konkrete të bëra, nuk mund të thuash se nuk bëri asgjë", tha ai.

/Ora News.tv/